|| Stublla ||

STATUTI I KĖSHILLIT TĖ FSHATIT STUBĖLL E  EPĖRME

Hyrje

 

Statuti i Kėshillit tė Fshatit Stubėll e Epėrme (tash e tutje KFS), ėshtė i hartuar nė bazė tė vendimit nga mbledhja e qytetarėve tė saj, mbajtur mė 28 korrik 2000, bazuar edhe nė statutin e mėhershėm (atė tė vitit 1990) dhe konform rrethanave tė reja, tė krijuara pas luftės nė Kosovė.

Statuti ka karakter intern dhe hyn nė fuqi qė nga dita e miratimit, datė 28.07.2000.

 

PROCEDUARA E ZGJEDHJES SĖ KĖSHILLIT &PUSHIMI I MANDATIT

1. KFS zgjidhet nga njė mbledhje e zgjeruar e qytetarėve tė Stubllės dhe me shumicė votash.

2. Votimi mund tė jetė i hapur ose i fshehtė.

3. KFS duhet tė ketė sėpaku 5 anėtarė, ndėrkaq qė pėr Kryetar zgjidhet kandidati qė merrė mė sė shumti vota, por qė ka pėrgjegjėsi dhe kompetenca tė njėjta me anėtarėt e tjerė.

4. Pėr mospėrgjegjėsi, mosangazhim ose sjellje qė s’pėrkon me interesin e qytetarėve tė Stubllės, Kėshilli mund tė shkarkohet edhe para pėrfundimit tė mandatit trevjecarė. (Nė tė ardhmen mandati do tė  lidhet me mandatin e KK-Viti).

 

DETYRAT E KĖSHILLIT

5. KFS inicon, nxitė dhe projekton prioritetet nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė Stubllės.

6. KFS pranon propozimet e cilitdo qytetar tė Stubllės, i analizon, i shqyrton ato dhe tė njėjtat ia paraqetė qytetarėve tė saj pėr miratim.

7. Cdo projekt, propozimvendim i KFS duhet tė jetė transparent dhe nė pėrputhje me kėrkesat dhe interesin e Stubllės. Kjo nėnkupton edhe cdo investim tė mundshėm dhe nga cilido investitor qoftė.

8. Cfarėdo vendimi i KFS duhet t’i shtrohet qytetarėve tė Stubllės pėr miratim.

9. Kėshilli (cilido anėtar i saj) pėrfaqėson Stubllėn nė tė gjitha instancat e pushtetit dhe nė tė mirė tė qytetarėve tė Stubllės.

10. KFS ka pėr detyrė edhe gjetjen e formave tė organizimit  tė diasporės sonė, gjithmonė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Po ashtu, KFS, sėpaku njė herė brenda vitit duhet ta vizitojė diasporėn (Zvicėr, Gjermani, Itali ose Austri. Edhe Amerika, brenda mundėsisė).

11. KFS projekton edhe pėr investime - ndihma tė pėrbashkėta tė Stubllės pėr qytetarė, familje nevojtare jostubllase. Pėr investim-ndihma preferohen fshatrat fqinje.

12. KFS raporton para qytetarėve tė Stubllės, sė paku njė herė nė vit pėr punėn e tij dhe pėr projektet nė vazhdim.