Historiku i Stubllės

|| Stublla ||

|| Historiku i Stubllės || Kėshilli i Fshatit || Kėshilli i Rinisė || Shkolla || Studentat ||

|| Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit || Muzeu || Sh.K.A Zėri i Karadakut || KF Stublla||

Historiku i Stubllės

Stublla ėshtė njėra ndėr fshatrat mė tė mėdha, e vendosur nė rrafshnaltat e harkut tė Maleve tė Karadakut. Pėr Stubllėn dhe rolin e sajė nė shumė fusha si nė aspektin e arsimit-shkollimit, si nė ruajtjen e kombėsis nė ato vise, si nė qėndresen e saj pėrballė hordhive historike tė vėrsulura nė kėtė popullatė, dhe, sė fundi, edhe pėr ruajtejn e krishtėrimit, ėshtė shruar shumė edhe nga historianėt shqiptarė dhe nga tė huaj. Ata pėrherė Stubllėn pėrmendin me respekt e admirim tė jashtėzakonshėm, kur kemi parasysh njė vend tė vogėl e kodrinoro-malor tė kėsaj hapsire.

Stubllėn pėr herė tė parė e hasim tė pėrmendet nė vitin 1477. Nė tė vėrtetė, nė njė topografiketė Shkupit, pėrmendet fshati Caravajka nė verilindje tė Stubllės (Khs. Monumenta Turcica2/1. Sarajevo 1972, fq 1279). Stublla u muar si vend orientimi pėr Caravajkėn, e cila ende egziston nė verilindje tė Stubllės. Pra, Stublla ishte vendi me rendėsi dhe njohur nga tė gjithė. Pastaj, po nė tė njėjtin vit pėrmendet Stublla nė rrethin e Moravės (Ibidem, fq.130, 158).

Fshati i Stubllės nė tė kaluarėn ėshtė i permendur mė sė tepėrmi nė raport me arsimin apo hapjen e shkollave shqipe nė Kosovė. Kėtė tė vėrtetė historike na e lane tė shkruar disa misionarė katolik nė relacionet e tyre qė ia dėrgonin Selisė sė Shenjtė nė Vatikan – Romė. Stublla, theksohet nėsto relacione, si vend kodrinoro-malor dhe larg qyteteve, ishte vend i pėrshtatshėm pėr hapjen e shkollės shqipe nė ilegalitetin dhe i mbrojtur, sepse atje vėshtirė depėrtonin osmanėt. Prandaj s’ėshtė pėr t’u habitur nga fakti se shumė historian gjurmues tė atdheut, konsiderojnė se nė atė kohė (circa 1584) Stublla kishte edhe njė shkollė tė lartė teologjike ose mė sė paku njė konvikt pėr studentė ,,In forma Cholleghi’’ (Khs. G. Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nėpėr shekuj, Drita, Ferizaj 1992; J. Rexhepagiqi, Zhvillimi I arsimit dhe sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare nė territorin e Jugosllavisė sė sotme deri nė vitin 1918, Prishtinė 1970). Nė favor tė kėsaj tė dhėne, naflet edhe ekyistimi i kishės kushtuar shėn Lukės ungjilltar nė varrezat e sotme tė fshatit. Pėr kėtė flasin edhe disa gjėrmadha dhe njashtu edhe tradita e gjallė nė popull.

Edhe topografia ndihmon nė kėtė drejtim, se pėrbri kishės sė shėn Lukės (ngjitas me varreza), njė livadh I lėnė quhet ,,Arakishės’’. Kjo do tė thotė se ekyiston ,,aty pėr bri’’ njė kishė mjaft e madhe me pasuritė e veta tė mėdha tė palėkundshme. Gjithashtu edhe varrezat e sotme quhen ,,Varrezat te ara e kishės’’ , kurse varrezat e vjetra quhen ,,varrezat e Demajve’’ , ku doherėsh i varrosnin vetėm laramanėt e Stubllės.

Siē po vėrejmė nė kėta pak rreshta mbi historikun e Stubllės, por shumė tė rendėsishėm, s’kemi tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė zbardhuar mė thellė e nė tėrėsi historinė e Stubllės, kohėn e mėhershme, pėrveē se dijmė, tani me siguri, se Stublla sihte njė vend strategjik (nė veqanti pėr veprimtari tė fshehtė kombėtare dhe fetare). Kėtė tė vėrtetė na e spikatin dokumentet e lartpėrmendura. Dokumetet historike, sikur edhe per disa fshatra  rreth Stubllės, janė tė mangėta pėr njė pasqyrim tė konsiderueshėm tė kėtij rajoni qė nga fillimi i egzistimit tė saj e deri sot. Ne nuk do tė futemi pėr te gjetur shkaqet e mungesės sė dokumenteve, por do tė mundohemi me atė qfarė posedojmė ta ndriēojmė pėr Stubllėn si vend strategjik dhe tė rendėsishėm; nė shek. XIXe deri mė sot, ajo (Stublla) do tė jetė e pranishme mė shumė se kurrė nė rrjeshtat e historisė nė kėto troje tė Karadakut dhe me gjėrė.

E kemi fjalėn pėr gjysmėn e pare tė shek. XIX, kur mbarė trojet tona shqiptare janė nėn okupimin dhe administrimin e Perandorisė OtomaneTurke dhe nė njė process tė dgunshėm tė konvertimit nė fenė islame. Nė kėtė rrjedhė Stublla dhe dusa fshatra pėrreth do tė spikasin heroizėm tė lartė kombėtar e fetar dhe qendresė tė vazhdueshmė nė ruajtjen e kėtyre vlerave tejet tė ēmueshme. Po ashtu, shumė burra trima e bujarė dhanė shumė nė lėvizjet kombėtare pėr ēlirimin e trojeve tona nga Perandoria Osmane. Pa dyshim, njė kontribut tė madh do tė kishin dhėnė edhe nė pėrgatitjen e Lėvizjes mė tė madhe shqiptare nė Lidhjen e Prizrenit. Gjithsesi, iu mbetet gjeneratave tė reja qė hulumtojnė e studiojnė edhe mė pėr ngjarjet e kėtyre viteve dhe rolin e Stubllės dhe stubllasve nė kėtė Lėviyje.

 

 

Stublla – Monografi

(Zyra Famullitare e Shėn Jozefit – Stubėll 2005)

   Historiku i Stubllės fq.8