|
LETĖR BANORĖVE TĖ SHEKULLIT TIM:
MOS KINI FRIKĖ BOTA DO TĖ NDYSHOJĖ !
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Lecco,
korrik nėntor 2007.
Shumė tė dashur fėmijė vashėza e djelmosha! Shumė tė dashur
tė rinj vajza e djem! Tė dashura zonja e tė dashur zotėrinj tė
zinj e tė bardhė, tė kuq e tė verdhė! Tė dashur njerėz tė tė gjitha
kontinenteve, tė tė gjithė botės! Shumė tė dashura motra e tė
shumėdashur vėllezėr!
Nuk jam
njė person i rėndėsishėm, nuk jam njė lider kombėtar, politik,
fetar
nuk jam njė person me pasuri materiale, nuk jam njė
pretendues i froneve mbretėrore, as i kolltuqeve qeveritare, nuk
bėj pjesė nė masoneri, nuk jam ndojfarė drejtuesi politik, nuk
njoh klanet, nuk i njoh mafitė
Jam njė njeri i thjeshtė, njė njeri
si tė gjithė tė tjerėt, i lindur dhe i rritur nė varfėri materiale,
por gjithnjė i edukuar dhe i pasur me vlera shpirtėrore. Jam njė
person me njė
pasuri shpirtėrore, plot me dashuri njerėzore, gjithnjė i gatshėm
tė reagoj, tė lėviz, tė bėj... gjithnnjė i gatshėm nė shėrbim tė
njerėzve, pėr drejtėsi, pėr tė drejta, pėr paqe dhe harmoni mes
njerėzve, gjithnjė i gatshėm tė bėrtas, tė bėj diēka dhe gjithnjė i
gatshėm tė gjithė njerėzve tu dhuroj dashuri...!
Kėtė letėr
timen ua kushtoj tė gjithė juve, tė gjithė njerėzve. Nuk kam njė
zgjedhje speciale, por u shkruaj tė gjithėve, nė mbarė universin.
Titullin kėsaj letre ia kam dhėnė duke cituar shenjtin tim tė
dashur dhe tė preferuar - Papėn Gjon Pali II (Karol Wojtyla), i
cili nė papatin e tij tė 26 vjetėve e gjysmė, ka pasur si moto dhe
si formulė kryesore:
mos kini frikė bota
do tė ndryshojė!
Edhe unė, tė gjithėve ju them: mos kini frikė! Tė vėhemi tė gjithė
bashkė nė lėvizje, kėtė botė ta ndryshojmė jo me luftėra, nuk e
ndryshojmė me gjak, por vetėm duke dhuruar vlera njerėzore dhe
rreze tė dashurisė! Rreze dashurie kemi tė gjithė. Ti japim secili
prej nesh njė tufė rreze tė dashurisė botės dhe ju garantoj do tė
ndryshojė shpejt, do tė ndryshojė nė dobinė tonė...
Shumė tė
dashura motra dhe tė shumėdashur vėllezėr, tė mos kemi frikė! Tė
gjithė tė flasim dhe tė vėhemi nė aksion! Me tė vėrtetė, bota jonė
duhet ndryshuar. Tė gjithė kemi nevojė pėr ndryshime! Por,
ndryshimet ndodhin, vetėm nėse ne me tė vėrtetė i duam, vetėm nėse
ne me tė vėrtetė vėhemi nė aksion dhe veprojmė, vetėm nėse botės
sonė i dhurojmė tė gjitha vlerat e bukura tė shpirtit tonė!
Atėherė, tė mos presim mė! Tė lėvizim menjėherė dhe tė gjithė tė
vėhemi nė aksion! Hap pas hapi dhe ia dalim krejtėsisht.
Tė ngritemi
tė gjithė e tė bėrtasim fuqishėm dhe vendosmėrisht:
·
Industrialistėve mjaft mė me prodhimin e armėve dhe tė makinerisė
sė luftės!
·
Diktatorėve
ndaloni dhe mjaft mė me tirani mbi njerėzit e thjeshtė dhe tė
pafajshėm!
·
Pushtuesve dhe
kolonizatorėve shporruni nga tokat e tė tjerėve dhe lėrini popujt
dhe njerėzit tė jetojnė nė paqe, nė tokat e tyre!
·
Tė gjithė
liderėve tė shteteve dhe tė qeverive mjaft mė me urdhėra
luftėrash!
·
Tė gjithė
gjeneralėve, eprorėve dhe ushtarakėve mjaft mė me avansime dhe me
zbatime tė urdhėrave qė shpiejnė nė luftėra, nė vrasje, nė
shkatėrrime...!
·
Kapitalistėve
tė pasur mendoni pak edhe pėr tė varfėrit dhe duke pakėsuar pak
luksin tuaj, u jepni tė hanė atyre qė nuk kanė!
Thjeshtė e fuqishėm
tė bėrtasim: Mjaft luftėra, mjaft vrasje, mjaft shkatėrrime...! Nuk
duam mė tė rrjedh gjak njeriu! Bota duhet tė rritet nė paqe, nė
harmoni dhe me dashuri! Nė kėto kushte, edhe ju liderė tė shteteve
dhe tė kombeve do tė jeni mė tė qetė, mė tė fortė dhe mė tė sigurtė
nė pozitat tuaja. Atėherė, na dėgjoni dhe ndalojini tė gjitha
luftėrat!
Duke bėrtitur, ju
themi njėherė e pėrgjithmonė: mjaft urrejtjes, mjaft tė kėqijave,
mjaft xhelozive, mjaft intereseve tė ndyta...! Duam tė rritemi tė
lirė, nė paqe e nė harmoni! Atėherė, tė mos kemi frikė dhe tė
bėrtasim tė gjithė, gjithnjė e mė fuqishėm! Kori ynė, me britmat
kundėr urrejtjes dhe kundėr tė kėqijave e qenieve tė panjerėzishme,
praktikisht do tė bėj muzikėn mė tė bukur tė shekullit, njė muzikė
tė dashur nė mbarė gjithėsinė, njė muzikė qė pėrfundimisht ndryshon
botėn, njė muzikė qė pėrfundimishrt sjell nė zemrat njerėzore
paqe e harmoni, solidaritet dhe dashuri! Atėherė, tė mos ndalemi me
muzikėn tonė! Gjithnjė e mė shumė dhe mė fuqishėm ti kėndojmė
dashurisė njerėzore, paqes, harmonisė dhe vlerave civilizuese! Tė
mos kemi frikė! Tė kėndojmė e tė bėrtasim tė gjithė sė bashku,
sepse kėshtu jemi mė tė fortė dhe do e ndryshojmė botėn! Sigurisht,
me britmat dhe lėvizjet e pėrbashkėta, bota do tė ndryshojė!
Mos kini frikė
bota do tė ndryshojė dhe zemrat tona do ti kėndojnė gjithmonė
lumturisė nė shekuj tė shekujve, deri nė amshim! Ashtu qoftė
Amen!

|