|| Shkurt e Shqip ||

PĖRVOJA TĖ MIRA NGA SALONI I TETĖ I LIBRIT, NĖ BELO HORIZONTE:

 

LIBRI PĖR TĖ GJITHĖ

Nė Salonin e Librit: unė me pėrgjegjėsit e standit italian

Ezzio Savoi Cassimiro Browne Cunha e Gustavo Panicali

dhe Prof Dr Vera Lucia Alves Neves

 

Nė kėtė manifestim tė madh tė librit, kam vėrejtur shumė gjėra qė duhet kopjuar e zbatuar edhe nė vendin tonė. Shteti kėtu investon shumė nė kulturė dhe ky investim ka pakėsuar dukshėm kriminalitetin ndėr gjeneratat e reja. Shumė manifestime e tryeza shkencore, kulturore dhe artistike, nė lokalet e Salonit tė Librit. Shkollat e tė gjitha niveleve - prej foshnjoreve e deri nė universitet - nė mėnyrė tė organizuar sjellin nxėnėsit dhe studentėt tė vizitojnė librat, por edhe t'i blejnė ato. Vizita tė organizuara edhe nga punėtorė kantieresh e fabrikash.

 

Shkruan: Engjėll KOLIQI

            Belo Horizonte, qershor 2007. – Qė nga 14 qershori, deri mė 24 tė kėtij muaji, ėshtė i hapur Saloni i Tetė Ndėrkombėtar i Librit, nė kryeqytetin e njėrit nga shtetet mė tė mėdha tė Brazilit – Minas Gerais. Siē kanė konfermuar organizatorėt, ky edicion sipas traditės qė t'i dedikohet njė vendi, sivjet i ėshtė dedikuar Italisė. Me keqardhje pėr pamundėsinė e pjesėmarrjes sė shkrimtarėve nga Kosova (pėr shkak tė shpenzimeve tė larta tė udhėtimit), unė me librin tim poetik nė gjuhėn italiane "Il mio secolo si chiama amore" (Shekulli im quhet dashuri), jam detyruar tė marr pjesė nė Salon, i inkorporuar nė standin italian, qė me rastin e dedikimit tė kėtij vendi, sivjet ėshtė nėn patronatin e Konsullatit tė Pėrgjithshėm tė Italisė nė Belo Horizonte. Megjithatė, pėrveē afirmimit tim si shkrimtar, nė kėtė vend tė madh, mund t'i kumtoj lexuesit tonė lajme tė mira nga ky Salon, prej tė cilit mund tė marrim si shembull shumė pėrvoja, qė do tė ndikonin shumė pozitivisht nė zhvillimin e shkencės, kulturės dhe artit nė vendin tonė.

            Nė edicionin e Tetė tė Salonit tė Librit nė Belo Horizonte, janė ekspozuar mbi 30 mijė tituj, me qindėramijėra ekzemplarė, tė shpėrndarė nė dhjetėra stande tė shtėpive botuese dhe tė librarive tė njohura botėrore. Siē ka konfirmuar kryeorganizatori i emėruar nga Prefektura e Belo Horizonte-s – Sergio Fantini, sivjet janė organizuar mė shumė se kurrė mė parė ligjėrata dhe tryeza tė rrumbullakta shkencore, kulturore e artistike. Edhe shfaqjet kulturo-artistike, sikurse edhe zhanret e muzikės dhe tė teatrit, janė mė tė shumta se nė vitet e mėparshme. Tė gjitha kėto kanė rėndėsi tė madhe nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė shkencės, kulturės dhe artit. Financimi, respektivisht sponzorizimi i veprimtarive kulturore, siē ėshtė edhe me rastin e Salonit, ėshtė rregulluar me ligje tė posaēme, nga ana e institucioneve shtetėrore.. Kompanitė dhe firmat ekonomiko-industriale qė duan t'i sponzorizojnė kėto veprimtari – qofshin ato publike apo private - nga Qeveria janė tė liruara nga tatimet, pėr vlerėn qė japin pėr organizimin e veprimtarive tė tilla. Qeveria e kėtushme investon shumė nė shkencė, kulturė dhe art. Duke falėnderuar kėto investime, shumė nga tė rinjtė angazhohen drejtėpėrdrejtė nė veprimtaritė publike – kulturore, artistike, sportive….. kėshtuqė kanė mė pak kohė pėr t'u marrė me dukuri negative. Prej se qeveria ka shtuar investimet nė kulturė, pohojnė organizatorėt e kėtij Saloni, gjeneratat e reja janė shumė mė aktive nė jetėn publike tė shoqėrisė braziliane dhe, pėrfundimisht, duke falėnderuar kėto investime tė qėlluara, gjeneratat e reja janė gjithnjė e mė pak tė pranishme nė veprimtaritė e kriminalitetit. Pra gjithnjė e mė shumė – sado qė po shtohen veprimtaritė kulturo-artistike, po pakėsohet kriminaliteti ndėr tė rinj.

Nė vitet e fundit nė Brazil, e posaēėrisht nė Minas Gerais, ėshtė shtuar dukshėm edhe numri i lexuesve – pohojnė miqt tanė. Qyteti ynė (Belo Horizonte) ėshtė nė krye tė klasifikimit tė lexuesve nė nivel kombėtar – thonė profesoreshat e nderuara (tashmė nė pension) Dr Vera Lucia Alves Neves dhe Esmeralda Carvalho Castro. Ky fakt shihet qartė edhe nė Salonin e Tetė tė Librit. Kėtu tashmė ishte bėrė traditė organizimi i vizitave kolektive nė Salon, me nxėnėsit dhe studentėt e institucioneve edukativo-arsimore tė tė gjitha niveleve (qė nga foshnjorja e deri nė universitet) edhe vizitat e punėtorėve tė tė gjitha profileve dhe sektorėve tė prodhimit, qė nga kantieret e deri nė fabrika. Janė kėto tradita tė mira, qė mendoj duhet kopjuar dhe duhet zbatuar edhe nė vendin tonė, ku mjerisht, numri i lexuesve po bjen, nga viti nė vit, nė vend se tė shtohet. Njė dukuri tjetėr qė kam vėrejtur kėtu, ėshtė se nė librari mund tė shiten e tė blehen edhe libra tė pėrdorur. Edhepse, nė krahasim me ne, kėtu librat kushtojnė shumė mė shtrenjt, blehen shumė dhe lexohen gjithnjė e mė shumė. Jam vet dėshmitar i shumė manifesdtimeve – shfaqje, spektakle, tryeza shkencore, kulturore, artistike.

Le tė organizopjmė edhe nė panaire tė tilla tė librit dhe le t'i vizitojnė ato masovikisht tė rinjtė – nxėnėsit, studentėt, punėtorėt. Le tė organizojmė nė ato periudha, edhe ne, manifestime tė shumta dhe sesione shkencore, kulturore e artistike. Kėshtu besoj ndikojmė shumė pozitivisht edhe nė edukimin dhe nė orientimin e drejtė nė jetė tė gjeneratave tė reja, qė janė ardhmėria e shoqėrisė dhe e kombit.