|| Shkurt e Shqip ||

Letėr e Don Dedė Ramaj dėrguar familjes sė vet nga burgu i Nishit

Mat. Br. 1005/I.10                                                                                   Nish, 9.VI.1966

 

Vllazen tė dashtun,

Sot, diten e Korpit tė Krishtit po jau shkruej ket leter.

Ju njoftoj se edhč nuk jam bā operacion. Pres per dit se kuer po mė thrrasin. Me shndet jam mirė edhč m’u merzitė nuk jam kah merzitena, edhepsč jam lodhė e kputė prej pleqnijet.

Kam pasė kujtue se po vini nė takim per me mė pā, por nuk erdht! Nji leter, si e kini pasė shkrue me 24.IV, e kam marrė me 5. V. 1966. Paketėn e kam marrė, por nuk kishte pasė ardhė me postė, por e kishte pasė prue dikush me dorė! Kam shum dishķr me mė diftue se si ā kjo punė?

Shum e shum dishroj me e ditė se si āsht puna e kishės sė Shė Jozefit e pse nuk po punohet nė tā?

Malli mė kį marrė me i pį edhe nji herė ato duvare si i kam pasė lanė tek tė daluna pėr mī tokė. Malli mė ka marrė me i pā famullinat e mija e shokėt e mī se mā per rrfim, kungim e meshė mos pvetni. Per dit, kuer tė zbardhin drita, mue mė bje nė mend se shokėt e mī ēohen e bahen gati pėr meshė; ditve fetsa mė bahet se po e shof popullin ty shkue te kisha, priftin kah rrfen, kungon e thotė meshė e predikon e tham vet me veti: „e une ku jam? Shka jam ty bā?“ E nuk mė jetė tjeter gjā me bā vetem se me ju shtrue vullndesės sė Zotit e me bā saber.

Shna Ndoun e kena edhč trķ dit me soden. Jau fatoj Binēės ket festė tė lume! Le tė luten per mue se une nuk i kam harrue edhč kujtoj se jamė famullitari i tyne. Mos harrņ me mā pershndet Tadén e Andres shum. Nė ardhtė Damjani nė Binēė per Shė Nda Ndue mos e le per pį e pvetė per pare a asht tuj mė ēue se prej Ipeshkvit nuk kam marrė parė prej atėherit si mi kį ēue 10.000 dinār. Le tė ma ēojnė adresėn e Ipeshkvit se kś po rri a nė Shkup a po nė Ferizaj?

Paketen ne pastė mundėsi me mā ēue prej me 26 (qershuer) VI e deri me 9 (ndandė) (korrik) VII. Mos mė leni pa duhan. Ēitne 1 kille 50 paēeta „Morava tė Gillanģt“.

Emanuelli si po shkon me shkollė e me shndet? Nikolla a i kį dhanė provimet per zķdar? Lluka shka po ban? Marjani e Mata a po rriten? Bereqetin si e kini? A keni punue?

Nė kjoftė se mundeni me ardhė e me mė pį mos e leni pa ardhė, por nė mos mujshi me ardhė shkrumani nji leter. Nuk e dķ a āsht gjallė Mika i Munishit shndet e tė fala.

Vllazen mos u merzitni. Lutni per mue.

Shndet e tė fala vllaznķs mar sidomos Lushit, Jakės e Sarės Zefit t’onė.

Shndet e tė fala juvet e robvet marė, kojshivet, miqvet u ēoj une

Don Dedė Ramaj

Nish, 9.VI. 1966                                             meshtįr

Mat. Br. 1005/I.10      K.P.D

Nė fund tė letrės ėshtė e vendosur vula e burgut ku brenda nė vul shkruan „cenzurisano - K.P.D.“-cenzuruar

Don Dedė Ramaj

Letėr e Don Dedė RAMAJ (1905-1975), dėrguar prej burgut tė Nishit familjes sė vet. Kjo letėr, qė ėshtė kėtu origjinal e botuar, gjindet nė familjen, tek kusheriri i tij, Perė Simon Dodes, pėr ēka e falenderojmė. Kjo familje ka edhe disa letra. Don Deda ka pėrjetuar tortura dhe mundime tė shumta nė burgun e Nishit. Kur doli prej burgut ishte i sėmur rėndė dhe prej sėmundjes vdiq nė banesėn e famullisė sė Pejės, kurse nė kėtė kohė ishte famuliltar i famullisė sė Shėn Rrokut nė Novosellės tė Gjakovės. Varrimi ėshtė bėrė nė vendlindjen e vet, nė Stubėll. Ishte meshtar i shembult pėr rrėfim, predikim. Shkollėn e mesme dhe filozofinė i kryu nė Shkodėr, kurse teologjinė nėSarajevė. Si meshtar ka vepruar nė shumė famulina tė Kosovės: Letnicė, Stubėll, Binēė, Gjakovė, Gllogjan, e shumė vite shėrbeu nė Novosellė. Shih mė shumė nė revistėn Drita, viti Vi, 1975. Nr. 7-8, f. 5, shkruar nga Don Jakė Prenku. Duhet gjithsesi tė shėndriten veprat dhe jeta e kėtij mėshtari. Kjo letė ėshtė e shkruar ashtu siq ėshtė origjinali, pra, pa kurfar ndryshime. Fotografia ruhet tek Don Izak Dodes dhe e falenderojmė qė na munėsoi tė publikojmė. Nė fotografi ėshtė Don Deda nė kohėn e re tė meshtarasė. Prapa Fotografisė ėshtė shėnuar „Foto Zherka - Gjakovė“.

Albert Ramaj