|| Shkurt e Shqip ||

Famullitarėt e Stubllės


Don Mikel Tarabulluzi (01. 02. 1905 – prill 1933) Ishte nga Prizreni. Prej vitit 1893 kėtė prift e hasim nė Karadak. Ishte famullitar nė Letnicė dhe pasi Stublla ishte filiale e saj, ky e kishte nė kujdes. Me siguri, qė nga ardhja tij nė Letnicė punuar nė arsimimin e kėtyre trojeve, kurse me themelimin e famullisė sė shėn Jozefit ka hapur shkollėn me 1905 e njohur si “Shkolla e Don Mikelit”. I veshur nė tirq galan dhe i pajisur si gjuetar ka pėrshkuar tėrė Karadakun, i ka njoftuar me tė vėrtetat e fesė dhe i ka pagėzuar. Pėr tridhjetė vjet e ka arsimuar popullatėn e Karadakut. Atėherė kur Don Mikeli ishte i penguar, qoftė pėr shkaqe shėndetėsore, qoftė pėr shkaqe tė burgimit, mėsimi nuk ėshtė ndėrprerė, sepse e ka zėvendėsuar i vėllai, Jak Tarabulluzi.

Don Dedė Ramaj (02. 11. 1933 – 15. 08. 1936). Ishte nga Stublla. Ėshtė veēuar si predikatar i shquar dhe tejet i dalluar. Ende populli nėpėr famullitė e Kosovės ku ka punuar, i kanė nė mend dhe nė zemėr predikimet e tija. Po ashtu prioritet i ka dhėnė arsimimit tė brezit tė ri.

Dr Don Knaus Fr. CM (16. 08. 1936 – 02. 01. 1938). Ishte nga Sllovenia. Prioritet pati jetėn shpirtėrore nė Stubėll.

Don Rrok Mateu (6. 01. 1938 – 19. 03. 1939). Ishte me prejardhje nga Gjakova, “i rritur nė Shkup, pedagog i shkėlqyer, prift i cili pėr sė tepėrmi i deshi fėmijėt dhe rininė. Nė atė kohė bėnte shetitje – ekskursione me ta nėpėr Kosovė. Ishte edhe trim i madh. Njėsoi, si Don Mikeli, i veshur si gjuetar, e pėrshkonte Karadakun dhe ungjillizonte.

Don Pjetėr Berisha (Pashkė 1939 – 24. 03. 1940). I lindur nė Terzijajt, prift i butė, trim dhe njeri shumė i vendosur. E udhėhoqi famullinė nė njė kohė shum tė vėshtirė, fillimi i Luftės II Botėrore. Mė vonė edhe ky ka qenė i pėrndjekur dhe i burgosur i komunizmit – i regjimit ateist.

Don Nikolla Sharbanov (01. 11. 1943 – 25. 12. 1943). Rumun. Shėrbeu shumė shkurt, sepse, duke e kryer detyrėn meshtarake, ndarjen e sakramentit tė vajimit njėrit qė lėngonte nga tifusi nė Terzijaj, edhe vetė u infektua dhe pas tri ditėve vdiq. Konsiderohet martir i Eukaristisė – Meshės sė shenjtė.

At Bllagoje Neumoff (25. 03. 1944 – 15. 08. 1946). Bullgar. Veproi nė periudhėn mė tė vėshtirė, gjatė “Luftės sė II Botėrore. Nė Karadak gjendej ushtria okupuese bullgare, e cila pa mėshirė i rrahte dhe keqtrajtonte popullin nė ēdo mėnyrė. Ky prift, me angazhimin e pashoq i shpėtoi banorėt e kėsaj ane nga barbarizmi bullgar. Ishte mjaft i afėrt me njerėz, shumė i thjeshtė dhe bamirės. Edhe sot banorėt e Stubllės e pėrkujtojnė si njė prift qė i ka dashur shumė stubllasit.

Don Dedė Ramaj (01. 11. 1948 – 08. 12. 1960). Emėrohet pėr sė dyti famullitar. Ėshtė angazhuar pėr blerjen e truallit tė kishės sė rė, ka filluar themelet, por komunizmi – ateist ia montoi aktakuzėn, kinse ky kishte organizuar vrasjen e kushėririt tė tij, David Sh. Ramaj. Ėshtė burgosur dhe dėnuar me dymbėdhjetė vjet burg. Pas gjashtė vitesh burgimi ėshtė liruar si i pafajshėm. Shumė fėmijė tė Stubllės i ka dėrgar nė shkollė, nė mesin e tyre ka priftėrinj, profesorė, doktorė shkence, shkrimtarė e poetė.

Don Luka Cirimotiq (25. 12. 1960 – 01. 11. 1972). I lindur nė Janjevė, prift shumė i devotshėm dhe diplomat i madh. Pasi qė e burgosėn Don Dedė Ramaj, nė Stubėll mbretėronte njė gjendje shumė e rėndė. Ky prift me njė shkathtėsi tė pashoqe e pėrmirėsoi gjendjen, bėri pajtimin e tė gjitha familjeve dhe e caktoi festėn e Zojės sė Lurdit. Ndėrtoi kishėn e re tė shėn Jozefit, e cila ėshtė pėruarar nė vitin 1970. Ai ka organizuar ndėrtimin dhe hapjen e rrugėn kryesore pėr nė Stubėll.

Don Janez Osvald (08. 12. 1972 – 23. 04. 1973). Slloven. E fliste bukur gjuhėn shqipe. Ishte dashamirės dhe edukator i madh i fėmijėve. Me ta e kalonte tė shumtėn e kohės, si apostull dhe edukator i vėrtetė, nė lojė, nė lutje, nė mėsime... Pėr shkaqe shėndetėsore ėshtė larguar brenda njė viti.

Don Jakė Prenku (23. 05. 1973 – 2006). I lindur nė Ferizaj. Prift i vyeshėm dhe punėtor i madh. Ai i vazhdoi punimet nė kishė tė re, sidomos prezbiterin dhe kėmbanarėn, bėri rindėrtimin e kishės sė vjetėr. Sė bashku me Don Gjergj Gjergji-n e themeluan Muzeun e Martirėve dhe tė Shkollės sė Parė Shqipe dhe arritėn qė kisha e vjetėr sė bashku me Muzeun, qė nga viti 1976 tė jenė si monument kulture nėn mbrojtjen e shtetit. Po ashtu bėri rrethimin e oborrit tė kishės sė re, tė kishės sė vjetėr, tė varrezave, asfaltoi rrugėn kryesore pėr nė Stubėll dhe kaldėrmin e rrugės nėpėr fshat. Ishte edhe bamirės, duke i ndihmuar shumė familjet e varfėra.

Don Rrok Gjonlleshaj (20. 09. 1989 – 16.08.2007). I lindur nė Velezhė. Erdhi nė njė kohė tė transferimeve tė mėdha nė Kosovė. Me ardhjen e tij nė famulli, ai ripėrtin dhe gjallėron banorėt e nė mėnyrė tė veēantė rininė. Ka punuar shumė nė formimin e thirrjeve shenjta, tre prej tyre i ka pėrcjellur qė nga fillimi nė seminar deri nė shugurimin meshtarak. Nga vitet e 90-ta kur mėsimi shqip nėpėr Kosovė ishte ndaluar tė mbahet nėpėr objekte shkollore, si atė shpirtėror iu ndihmoi nxėnėsve, qė shumicėn e kohės ta kalojnė nė objektet e kishės. Aty u organizuan, nėn udhėheqjen e tij, shumė aktivitete kulurore dhe sportive. Ėshtė inisiator i manifestimeve kulturore “Takimet e Don Mikelit” dhe deri mė sot i ka udhėhequr shkėlqyeshėm sė bashku me besimtarėt e vet. Ka bėrė renovimin e Kishės sė re tė shėn Jozefit. Ka ndėrtuar sallėn rinore me pėrmasa tė mėdha, pėr aktivitete tė tė gjitha llojeve: kulturore, sportive, argėtuese, animuese etj. Ka ndėrtuar ambulancėn e re tė fashtit “Shėn Vinēeni”, ku punojnė motrat vinēenciane. Shquhet pėr bashkėpunim tė mirė me stubllasit.