|| Shkurt e Shqip ||

A dini me urrejt?

  „Nostalgjikėt“ situatėn nė Kosovė e quajnė transicion, fjalė qė u shėrben optimistave pė t“u pajtuar po me kėtė situatė. Njerėzit e Kosovės vazhdojnė tė kritikojnė, tė ankohen, e unė u them se deri sa tė mund ta bartin samarin le tė vazhdojnė. Njė grup njerėzish protestojnė kundėr UNMIK-ut tė jashtėm, e kjo ėshtė si t“i biesh murit me kokė. E nėse kėrkohet apo kritikohet duke filluar qė nga nėpunėsi mė i thjeshtė „i privilegjuar“ nė institucionet e Kosovės se pse kjo situatė, pėrherė ekziston arsyeja se: ka pėrqėndrim nė status. Vallė edhe ofiqarit iu dashka qė tė mirret me kėtė e tė mos mundohet tė rregulloj ato librat amzė qė janė bėrė lamsh fare. Tė shfletosh gazetat sot do shohėsh laramani kritikash drejtuar organeve tė Kosovės. Tė mbushet mendja se jemi bėrė ndėr ekspertat mė tė mėdhenjė nė botė. E kjo ėshtė si i njeriu i tretė nė lojėn e shahut. Shiko me plot pasivitet e mos bėj asgjė, kritiko por mos jep kurrė njė propozim se si duhet dalur nga kjo skėterrė.

Une shoh ēdo ditė tė bėhen ankesa e kritika nga qytetarė tė ndryshėm duke iu drejtuar KEK-ut, PTK-sė e me njė fjalė tė gjitha institucioneve tė Kosovės, por asnjėherė nuk pashė njė propozim se si duhet zgjidhur apo tejkaluar kjo situatė, natyrisht nė sfera tė ndryshme. E unė them medet qė sot ka kaq shumė parregullsi e askush nuk di pėr to apo nuk don tė dij. E lidhur me kėto parregullsi edhe unė do ankohem si shumė bashkėqytetarė tė tjerė e do jap njė variant tjetėr tė problemeve me tė cilat ballafaqohet qytetari i Kosoves thjesht si njeri.

Ne tanimė tė gjithė e kuptuam gjendjen tonė nė Kosovėn e pasluftės, tė ngulfatur nga bėrlloku institucional, tė lodhur nga terri qė po na bėn KEK-u, e nė anėn tjetėr dalin me disa reklama palidhje nė Televizionin 100% jopublik tė Kosovės, se „rryma duhet paguar“. Mos bani hajgare more...! U lodhėm nga shėrbimet e Valės pa valė, me do sekretaresha tė hamamit, u lodhėm me kėto organet pėr shėrbime publike, me do Komuna e Gjykata, tė drejtuara nga disa njerėz me tru tė lodhta, me do shkolla me arsimtarė tė rraskapitur e me njė Universitet tė de(re)formuar, u lodhėm me kėto rrugė plot gropa, u lodhėm me disa TV qė tė q... trurin me do seriale. Njė TV 21 psh.: serial, flash, kaseta me muzikė. Ah, shqiptar, po t'kallt kishit qenė pėr muzikė e dashni, njė RTK, e cila paguhet qė moti, edhe po pate njė orė nė WC, dhe ende s“ka arritur tė pėrforcojė valėt e veta tė shkukurdhavta, TV qė pas lajmeve deri sa tė filloj njė Kafeneja Jonė apo njė Jeta nė Kosovė, tė q.. trurin e tė lodh me ato reklama nga gjysmė ore, top shop e muzikė. U lodhėm me papastėrtinė nė rrugė e kudo mbi tokėn e Kosovės, u lodhėm me kėta politikaj, u lodhėm e me ēka s'u lodhėm. Por prapė po e them se ende nuk pash apo ndėgjova ndonjė propozim se cila do duhej t'ishte qasja e duhur ndaj kėtyre parregullsive, megjithėse qytetarėt ankohen kudo e pėr shumėēka. Apo ne vetėm jemi njerėz tė tillė.

Gjatė bisedave me njerėz tė ndryshėm dėgjoj tė kritikohen njerėzit nė pozita, se ata janė fajtorėt pėr kėtė situatė tė krijuar. Njerėzit e thjeshtė qė sillen si pa kokė nė rrugė, nėpėr Komuna e Gjykata apo organe tjera nuk kanė faj, por ata lart, tė cilėt e shfrytėzojnė kėtė situatė me kėtė popull tė pashkolluar. Ndėrsa njė tjetėr thotė se problemi ndaj kėsaj gjendjeje qėndron edhe te populli, i cili nuk ėshtė i bashkuar dhe nuk ka ide se ēfarė duhet bėrė. Shtrohet pyetja a kemi ne popull tė shėndosh mentalisht -qė njihet si popull qė s`duron shumė, qė pėr pak gjė vriten e prehen- qė tė jetė nė gjendje tė parandaloj e tanimė tė kundėrshtojė e tė bėj gjera pėr tė ndryshuar kėtė situatė. Njė tjetėr thotė se popullin e kemi tė ndarė nė tri grupe: grupi i parė i kryeēudhėheqėsve tė Institucioneve, tė cilėt tė mbushet mendja se pėrveē qė kanė siguruar ekzistencėn e vet asgjė tjetėr s“janė duke bėrė, grupi i dytė, me i shumtė nė numėr, ai i masės, grup i tė pashkollėve, i lodhur nga statusi, qė kanė pėr model kryemėdhenjtė tanė, tė cilėt i quajnė njerėz tė aftė, tė shkathėt, tė zhdėrvjellėt, dhe grupi tjetėr, qė pėrbėhet nga njerėz tė moderuar, tė urtė, demokratė por tė heshtur. Njė tjetėr thotė se kėto institucione duhet bojkotuar, deri sa tė gjindet ndonjė zgjidhje e deri sa tė bėhet stabilizimi dhe rregullimi i kėtyre institucioneve.

Unė nuk ēuditem qė nė kutiat e ankesave nėpėr Komuna nuk gjindet asnjė letėr nga ndonjė qytetar, pasi ata e kanė humbur shpresėn dhe thjesht s“kanė kujt t“ia drejtojnė ankesėn.

Unė qe tre-katėr vite punoj nė Ferizaj si pėrkthyes. Nė atė rreth sundon atmosfera mė e poshtėr, atmosferė qė s“do mund ta duronte njė njeri i shėndosh mentalisht. Duke mos dashur qė ta paraqes kėtė situatė pėrmes gazetave, me disa pėrkthyes kemi bėrė kėrkesa nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė e Gjilan, mandej nė Gjykatėn Komunale nė Ferizaj, kemi vizituar prokurorė, drejtorin e Administratės sė pėrgjithshme, drejtorin e Inspektoriatit, Kryeshefin e Ekzekutivit, etj, dhe kemi kėrkuar qė sadopak tė zbusin situatėn e pistė tė krijuar tek pėrkthyesit, duke verifikuar pėrkthyesit, se a janė tė njohur nga Gjykatat e Qarkut, dhe kemi kėrkuar qė tė bėhet rinjohja e pėrkthyesve-kursista, tė cilėve u ėshtė lėshuar vendimi pėr tė drejtėn e pėkthimit, me pretekstin se „gjykata ka nevojė pėr tė tillė“ dhe po kėta e kanė bėrė kėtė rrėmujė e krijojnė tollovira, pastaj kemi kėrkuar qė t“u ndalohet ofiqarėve bashkėpunimi me pėrkthyes tė panjohur apo me pėrkthyes-kursista, tė cilėt e ndajnė fitimin pėrgjysmė, t“u ndalojnė avokatėve tė mirren me pėrkthime, tė cilėt kėrkojnė 50%, dhe tė cilėt bėjnė dezorientim tė palėve, duke i kapur pėr krahu e i qojnė tek pėrkthyesi, tek i cili mund tė nxjerrin ndonjė pėrqindje, dhe para zyres tė sillen duke u zgėrdhi. Dhe njerėzit e institucioneve vazhdojnė t“i pėrkrahin njerėzit e pakualifikuar e tė palicencuar, dhe kėto lidhje i konsiderojnė lidhje tė njerėzve tė aftė, tė shkathėt e ēka jo tjetėr. Dhe pėr kėto gjana askush nuk di nė kėtė shoqėri, edhe nėse bėhet ndonjė ankesė, nė kėtė shoqėri tė familjarizmit, tė klikave, tė interesave personale, nė kėtė shoqėri pa kritere, pa mirėqenje, ku thjesht kėtu je i diskriminuar si njeri: si grua shtatzėnė, si foshnje, si fėmijė, si nxėnės, si student, si puntor, si burrė, si grua, si pensionist. Nė Ferizaj kemi dy grupe avokatėsh, ata tė ndershmit qė s“kanė punė, dhe s“kanė kurrfarė ndikimi dhe avokatė tė „shkathėt“ qė kanė arritė ta korruptojnė Gjykatėn e Komunėn. Po s“u bėre servil ndaj grupit tė dytė zor se do kesh punė, do jesh si njė i ndjerė qė kujtohet pėr tė keq, dhe kėta avokatė bashkėpunojnė me pėrkthyes tė panjohur nga Gjykatat dhe me pėrkthyes-kursista, sepse te kėta mund ta nxjerrin njė pėrqindje e mund t“i sigurojnė nga pesė ēebapa pėr drekė, kėta janė avokatė tė pesė eurove dhe tė cilėt t“i zgėrdhijnė dhėmbėt se vetėm nga pėrqindja e sigurojnė njė rrogė tė mėsuesit. Dhe natyrisht qė kėrkesat qė i kemi bėrė s“e kanė pasur as suksesin mė tė vogėl.

Kur isha nė Gjimnaz kam lexuar njė tregim tė njė zezaku-cigarxhi nga njė vend i Afrikės, i cili pėr tė shitur cigare mė shumė nė dyqanin e njė pronari, ka qenė i detyruar qė shpesh t“ia thith atij ... nė WC. A duhet qė tė kesh punė, tė tė quajnė tė aftė, tė zhdėrvjellėt, t“ua thithėsh „pronarėve“?

E vetmja qė ka pas njė angazhim dhe i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė pėrkthyesve, ėshtė Oda e Avokatėve tė Kosovės, kryetari i sė cilės (Ramė Gashi) u ka lėshuar avokatėve njė QARKORE (Nr. 870/06, datė: 08.09.2006), qė tė mos mirren me pėrkthime, por kjo vetėm ēka i ka tensionuar edhe mė tepėr avokatėt dhe e kanė forcuar klikėn e vet.

Kėtu nė Ferizaj, jo vetėm si pėrkthyes por edhe si profesor ke probleme, shkollat private tė thirrin kurdo e tė qesin prej pune kur t`ju qohet, e nėse tė ftojnė prapė nė intervistė, ta bėjnė maltretimin mė tė paparamendueshėm. Eh, Zot! Po veē zanin ua kanė ndėgjuar intervistave, intervistė qė mė tepėr ka qėllim tė poshtėrsisė, sesa atė tė vlerėsimit. Si mund mor tė vlerėsohet njė nxanje e mėsimit me vite pėr pesė minuta. Dhe kjo ndodh nė Kosovėn tonė pa kritere e pa vlera. Dhe ne kemi tendenca tė ndėrtojmė „njė vend demokratik e multi ... e multi...“. Mos mendoni qė shoh vetėm zi, por mendoj se qytetari i Kosoves ka hequr mjaft nėpėr shekuj dhe tani atij i duhet definitiv njė trajtim i mirė nė tė gjitha sferat e jetės.

Me njė fjali "njeriu pa ditė me dashtė, s'di me urrejt"  lexuar moti nė njė libėr, do doja tė pėrfundoja e t“u drejtohem qytetarėve tė botės dhe do i pyesja se a dini me urrejt. Ju qė keni mėsuar tė doni por s“dini ē“ėshtė urrejtja, a doni ta mėsoni atė. E nėse doni, atėherė ejani nė Kosovė. A doni tė harroni dashurinė e tė mbusheni plot vner, plot hidhėrim, e tė mbushni mendjen e shpirtin plot urrejtje, ejani nė Kosovė. Ju qė keni gėzim, harmoni, a doni ta mėsoni tė kundėrtėn? Po, atėhere ejani e provoni edhe tė kundėrtėn e saj, dhe a doni tė ju humb gėzimi, hareja? Po, atėherė ejani tek ne. Ju qė qėndroni mirė me shėndet, a doni tė dini ē“ėshtė semundja? Po, atėherė ejani e punoni nė Kosovė. Ne pėr dy muaj jemi nė gjendje tė ta plasim verdhėzėn e tė ta bėjmė trupin plot helm, ta idhtojmė atė.

 

            Dhe kryemėdhenjtė e njė vendi me plot probleme, ku hahet pa afat, nėse u bėn ndonjė kėrkesė, as qė duan tė dinė rreth asaj, dhe unė them: „o popull deri sa mund ta bartni samarin, bartne atė...bartne!“  

Bekim Tomaj, 2007