|
Intervistė
me Adrion Andreja, student nė Universitetin e Milanos
Kaci:
Jeni ndėr studentėt shqiptarė qė studioni nė
Universitetin e Milanos. Nėpėr ēfarė rrugėsh keni
kaluar qė tė vini deri kėtu?
Adrioni: Pas
shkollės fillore (6 vitet e para nė Kosovė dhe 3 nė
Itali) kam filluar me shkollėn e lartė nė shkencat shoqėrore.
Vitin e kaluar kam diplomuar nė kėtė drejtim, kėshtu qė tash
gjendem nė universitet.
Kaci:
Ēka
studioni ju konkretisht?
Adrioni:
Unė konkretisht studioj shkencat politike dhe raportet ndėrkombėtare,
dega Institucionet dhe Integrimi Evropian.
Kaci:
A ėshtė vėshtirė qė njė i ri, qė vjen nė vend tė
huaj, tė adaptohet dhe tė studiojė, apo konkretisht tash
nė vendin ku jetoni dhe veproni ju?
Adrioni:
Ka
lloj-lloj vėshtirėsia. Pikė sė pari do tė thosha se vėshtirėsia
mė e madhe ėshtė gjuha, pastaj mėnyra e punės dhe e
studimit, financimi (siē e dimė tė gjithė, edhe
universiteti i ka shpenzimet e veta...) Domethėnė, vėshtirėsitė
janė tė ndryshme dhe kjo vlen pėr secilin. Ke sukses vetėm
atėherė kur je nė gjendje t`i tejkalosh kėto vėshtirėsi.
Kaci:
Rrethi ku jetoni, shoqėria, a ju pranon dhe ēfarė raporte
keni me kolegėt nė universitet?
Adrioni:
Po,
raportet janė shumė tė mira. Kolegėt janė gjithmonė nė
gjendje pėr ēfarėdo ndihme, kuptohet se kėtė e bėjė
edhe unė me ta.
Kaci:
Po me profesorėt, ēfarė raporte keni?
Adrioni:
Gjatė
ligjėratave kuptohet se nuk ke kurrfarė raporti, pėrveē
se ta dėgjosh atė ēka ėshtė duke shpjeguar. E njėjta
gjė vlen edhe gjatė provimeve. Ndėrsa, nėse ke nevojė pėr
ndonjėrin prej tyre, secili e ka orarin e vet (2-4 orė nė
javė), ku rri nė dispozicion tė studentit. Nė kėtė kohė
mund tė diskutosh ēfarėdo teme, lirisht, dhe ēdo
kuriozitet qė vjen nga ana e studentėve e presin, me tė vėrtetė,
mė shumė se mirė.
Kaci:
Thonė se aty ku jeton dhe vepron tė duket vendlindje.
E keni harruar ju Stubllėn? Mendoni se ka gjasa tė jetoni
nė Kosovė pas diplomimit?
Adrioni:
Vendlindja
ėshtė vendlindje. Asnjė njeri nuk mund ta shlyejė
identitetin e vet. Mund qė mos t`i kushtosh rėndėsi fare,
mirėpo nuk mund ta shlyesh. Kur
flasim pėr Stubllėn, atė qė na ka dhėnė, dhe na
jep ajo, nuk mund tė harrohet lehtė.
Siē
ju thash edhe mė parė, kėto studime tė cilat jam duke i
ndjekur, kanė tė bėjnė me ēėshtje internacionale, me
institucione internacionale dhe me raportet ndėrmjet tyre.
Nėse unė jetoj vetėm nė Kosove, atėherė ku mbetet
aspekti ndėrkombėtar pėr tė cilin jam duke studiuar dhe
duke u munduar? E njėjta gjė vlen edhe nėse jetoj vetėm
nė Itali.
Kaci:
A keni kontakte me studentėt stubllasė qė studiojnė nė
Universitetin e Prishtinės apo nė ndonjė universitet tjetėr
tė Evropės?
Adrioni:
Fatkeqėsisht
kontaktet janė tė dobėta. Tė vetmit kontakte qė i kemi,
bėhen nė mėnyrė private gjatė pushimeve verore nė
Kosovė. Mendoj se ne studentėt kur tė jemi njė grup mė
i madh, ose mė mirė tė them, gjenerata e studentėve qė
do tė vije pas nesh, e cila do tė jetė njė grup mė i
madh, ata mė tė vėrtetė duhet tė organizohen dhe t“i
intensifikojnė raportet, ndoshta edhe me ndonjė punė tė
pėrbashkėt ...
Kaci:
A keni ndonjė ndihmė, kėshillė apo konsultim, ju si
student nga ndonjė institucion i Stubllės?
Adrioni:
Fatkeqėsisht
jo. Ndihma kėrkohet atėherė kur ke nevojė. Kėshillat
jepen atėherė kur ke mundėsinė dhe dėshiron tė jepesh
kėshilla. Konsultimi ėshtė diēka reciproke. Ky i fundit,
nėse nuk ka qene, atėherė do tė thotė se pėrgjegjėsia
ėshtė e imja dhe e institucioneve.
Kaci:
Jeni edhe ndėr tė rinjtė stubllasė qė keni marrė rrugėn
e kurbetit qė disa vite. Nė pėrgjithėsi rinia jonė, nė
vendin ku jetoni dhe veproni, a ėshtė adaptuar me rrethin
dhe si e vlerėsoni ju rininė tonė nė pėrgjithėsi?
Adrioni:
Sipas
mendimit tim, njerėzit qė gjinden nė njė shoqėri tė
re, apo nė njė vend tė ri, mund tė sillen nė tri mėnyra
tė ndryshme: Mund qė tė mbyllen nė traditėn, gjuhėn,
vlerat e tyre. Kėshtu qė tė ndalojnė kontaktet dhe ta
ruajnė origjinėn e tyre. Mund tė hapen tėrėsisht dhe
t`i harrojnė origjinėn, vlerat, traditėn, kulturėn, gjuhėn...
dhe tė hyjnė nė kėtė shoqėri tė re. Ndėrsa nė fund,
mund tė bėjnė njė bashkim apo integrim tė kėtyre dy
elementeve dhe duke marrė pak nga ajo kulturė, pak nga kjo,
tė pasurojnė valixhen e tyre kulturore. Nga kėta tė
fundit secili mund tė mėsojė diēka, sepse e kanė njė
kulturė mė tė pasur, apo tė them mė mirė, kanė dy
kultura. Rinia e Stubllės qė gjinden nė kurbet, apo mė
mirė tė them, ata qė gjinden nė Itali, janė duke e
ndjekur kėtė rrugėn e tretė. Kjo ėshtė njė gjė shumė
pozitive.
Kaci:
Nė
Lecco vepron SHIHK STUBLLA, ēka mendoni pėr kėtė
shoqatė? Ēfarė leverdie ka njė student, ose njė i ri
nga kjo shoqatė?
Adrioni:
Shoqata
mund tė jetė e tillė vetėm nėse tė gjitha komponentėt
e shoqatės punojnė, ose mė mirė tė them, bashkėpunojnė.
E nėse kjo nuk ndodh atėherė kot ėshtė tė flitet pėr
shoqatė. Sa i pėrket SHIHK STUBLLA besoj se kjo ka bėrė
shumė pėr Stubllėn dhe pėr stubllasit, mirėpo ka nevojė
qė ende tė punojė dhe t`i nxitė tė gjithė, pėr qėllimet
tė cilat dėshiron t`i arrijė, siē janė: ndihma pėr tė
varfėr, ndihma pėr fshatin etj.
Besoj
se, jo vetėm studentėt, por tė gjithė nė shoqatė, mund
ta gjejnė identitetin e tyre kulturor dhe kanė mundėsinė
qė nėpėrmjet kėsaj, t`iu ndihmojnė atyre qė kanė
nevojė.
Kaci:
Njė mesazh pėr tė rinjtė tanė nė Stubėll dhe nė Perėndim.
Adrioni:
Tė
rinjve nė Stubėll iu kisha thėnė se ata kanė pėr detyrė
qė tė punojnė, tė mėsojnė, tė angazhohen, sa mė shumė
e sa me mirė. Edhe pse ndoshta tash pėr tash duket si
angazhim i kot, angazhim, i cili nuk sjell kurrfarė pagese,
nuk duhet t“i humbin shpresat. Herėdo-kurdo
edhe ne do te gjendemi nė Bashkimin Evropian. Duhet tė
jemi tė pėrgatitur qe tė ballafaqohemi me sfida tė reja,
qė njė fakt i tillė mund tė na krijojė.
Ndėrsa
tė rinjtė nė Perėndim i kisha porositur qė tė jenė mė
shumė aktivė nė organizime kulturore, qė tė mos e
humbin identitetin tonė kombėtare dhe religjioz.
Kaci:
Ne
ju urojmė suksese nė studime dhe shėndet.
Adrioni:Faleminderit!

Kristijan
Ramaj-Kaci
Lecco,
mars 2007
|