|| Famullia ||

“Shkoni e bėni nxėnės tė mi tė gjithė popujt!”
(Mt 28, 19)

nga Don Agim Qerkini

Jeta e kushtuar, bazuar thellėsisht nė shembujt dhe mėsimet e Krishtit, sa ėshtė mister (fshehtėsi) nė kuptimin e veprimit tė hirit tė Zotit nė jetėn e njerėzve, aq ėshtė dhuratė e Atit qiellor e cila i ipet Kishės pėrmes Shpirtit Shenjt (VC 1). “Historia e thirrjes sime? Atė mbi tė gjitha e njeh Zoti. Thirrja ėshtė njė mister i madh, dhuratė e cila pafundėsisht e tejkalon njeriun”. Janė kėto fjalėt e Atit tė shenjt, Papės Gjon Pali II-tė, tė cilat i hasim nė librin e tij “Dhuratė dhe mister”, qė e botoi me rastin e 50-vjetorit tė meshtarisė sė vet mė 1996. Edhe secili prej nesh, qė i ėshtė kushtuar tėrėsisht Zotit, e gjen vetveten nė kėto fjalė tė Atit tė shenjt. Jemi tė zgjedhur dhe thirrja na ėshtė dhuruar, prandaj atė duhet ta pėrjetojmė ēdo ditė, nė ēdo rrethanė dhe moment tė jetės.

Sa herė, pra, qė duam tė flasim mbi ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me thirrjen shenjte, duhet theksuar se gjindemi para kėtij misteri mbi tė cilin nuk mundė tė flasim sikur mbi njė element ashtu tė thjeshtė dhe tė natyrshėm. Nė rend tė parė duhet thėnė se iniciator i thirrjes sonė ėshtė Zoti: “Ju nuk mė zgjodhėt mua, por unė ju zgjodha ju dhe ju caktova tė shkoni e tė jepni fryt e fryti juaj tė qėndrojė” (Gjn 15, 16). “Dhe askush nuk e merr pėr vetvete kėtė nder, por vetėm ai qė thirret prej Hyjit shi sikurse Aroni” (Heb 5, 4). Thirrja shenjte apo jeta e kushtuar, nuk mundė tė krahasohet me njė profesion pune, qoftė ai edhe profesional: Nė rend tė parė, thirrja apo kushtimi im nuk ėshtė vetėm njė pėrcaktim i im personal, zgjidhje tė cilėn ndėrmarr nė jetėn time apo edhe vendim i bazuar nė qfarėdo argumente njerėzore. Mbi tė gjitha, ėshtė njė pranim me liri tė plotė dhe vullnet tė madh tė asaj ēfarė Zoti don me mua. Me fjalė tjera, kjo d.t.th. t’i nėnshtrohesh vullnetit tė dikuj tjetėr duke i’a vėnė nė disponim krejt vetveten, edhe atė gjatė gjithė jetės.

Thirrja shenjte tė cilėn Zoti ua drejton disa njerėzve tė caktuar, nė fillim ėshtė krejt diēka personale. Kėshtu lexojmė edhe te Isaia profet: “Tė kam thirrė me emrin tėnd...” (Is 43,1), “mos ki frikė, shėrbėtori im Jakob, i dashuri im qė vetė tė kam zgjedhur” (Is 44, 2b). Mirėpo, edhe pse i drejtohet njė personi tė caktuar, qėllimi i thirrjes nuk ėshtė vetėm ai person. Edhe mė tepėr, vie nė shprehje misioni tė cilin Zoti ka nė plan t’ia besoj atij. Gjithėsesi, nuk mund tė mohohet fakti se ai qė ėshtė i thirrun, mund dhe duhet tė realizohet nė thirrjen e vet duke e kryer vullnesėn e Zotit.
Kėshtu shkruan Jeremia profet: “Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha: Para se tė trajtoja nė kraharorin amėnor, tė njoha e, para se tė dilje nga gjiri amėnor, tė shenjtėrova, tė caktova tė jesh profet i popujve (Jer 1, 4-5).

Padyshim, shembulli i Zojės sė Bekuar, e cila pranoi tė bėhet bashkėpunėtore e Zotit nė planin e shėlbimit, ėshtė njė shpjegim i pėrsosur i rėndėsisė sė kushtimit: “Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siq the ti!” (Lk 1, 38). Pra, nė kushtimin tim, tejkalohet egoja ime, dhe nė tė njėjtėn kohė lejohet mishėrimi i vullnesės sė Zotit i cili ka nė plan me mua njė mision apo detyrė tė caktuar. Kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė cenim i lirisė, apo kufizim nga ana e Zotit, nė mundėsinė e pėrcaktimit tonė, por pėrgjigje konkrete nė thirrjen konkrete: Pranim i plotė dhe me liri i njė bashkėpunimi me Zotin. Virgjėra e Nazaretit, qė ėshtė edhe nėna jonė, padyshim qė ėshtė pėr tė gjithė ne shembulli mė konkret se ēfarė duhet tė jetė pėrgjigja jonė nė thirrjen qė na drejton Zoti. Pra, prej saj mėsojmė qė me krejt jetėn tonė t’i pėrgjigjemi thirrjes hyjnore. Shėn Luka Ungjilltar, i cili mė sė shumti prej sinoptikėve flet pėr Virgjėrėn Mari, sjell argumente tė mjaftueshme pėr ta njohur butėsinė amėnore tė saj. Gruan e cila do tė bėhet tempull i ri nė tė cilin do tė banoj Zoti. Ajo duke qenė Nėna e Zotit, nė tė njėjtėn kohė u bė nxėnėsja e parė e Tij. Ajo pranoi mbi vete tė bartė njė pjesė tė kryqit tė Krishtit duke u bėrė kėshtu bashkėshėlbuese e jona. Pėrgjigja e dhėnė Zotit pėrmes engjėllit Gabriel ėshtė njė pėrgjigje e cila nuk mori fund me largimin e engjėllit prej pranisė sė saj. Ajo “Po” e saj, e cila miratoj Mishėrimin e Zotit ishte njė “Po” qė duhej konkretizuar ēdo ditė dhe nė ēdo rrethanė tė jetės. Prandaj, pėr tė gjithė ne ėshtė thirrje qė ta kuptojmė mirė qėllimin e thirrjes qė na drejton Zoti. Ai na thėrret dhe kjo thirrje duhet jetėsuar nė kuptimin e plotė tė cilin ajo bartė me vete. Tė jemi tė hapur ndaj Zotit dhe tė afėrmit ashtu si veproi Zoja. E hapur ndaj Zotit duke i besuar Fjalės sė tij, por edhe nė kujdes pėr tė afėrmit sikur e vėrejmė nė dasmė nė Kanė tė Galilesė. Posaqėrisht, jeta e ēdo tė kushtuari, duhet tė jetė e karakterizuar krejtėsisht nga kėto dy komponente: Shėrbimi ndaj Zotit dhe tė afėrmit. Nė to pėrmblidhet e gjithė dashuria dhe tė gjitha urdhėrimet.

Thirrja dhe dėrgimi i apostujve

Jezu Krishti ėshtė i dėrguar prej Atit qė tė thėrrasė njerėzit. Dhe, ēdo i thirrun nga ana e tij ėshtė njė shenjė e Krishtit: nė njė mėnyrė zemra e Tij, duart e Tija vazhdojnė tė pėrkdhelin tė vegjėlit, tė shėrojnė tė sėmurėt, tė falin mėkatarėt duke lejuar tė kryqėzohet nė kryq edhe mė tutje prej dashurisė ndaj tė gjithėve (“Thirrjet e reja pėr njė Europė tė re”, Romė 1997).
Jezu Krishti thėrret: “Ejani mbas meje”! (Mt 4,19) Thėrret tė ndiqet pėr sė afėrmi e atėherė tė mundė tė bėhemi dhe tė veprojmė si Ai. Pra, Ai ėshtė shembulli se ēfarė raporti duhet tė kemi ndaj Atit tonė qiellor, iniciatorit tė thirrjes sonė, por edhe ndaj njerėzve nė pėrgjithėsi.
“Pastaj u ngjit nė njė mal e i thirri ata qė deshi vetė. Ata shkuan tek ai. Dhe i emėroi tė Dymbėdhjetėt qė tė jenė me tė e t’i dėrgojė tė predikojnė, e ta kenė pushtetin tė dėbojnė djajtė” (Mk 3, 13-15). “Tė jenė me tė”: Nė kėto fjalė nuk ėshtė e vėshtirė tė lexohet kujdesi i Jezu Krishtit ndaj apostujve pėr njė formim sa mė tė mirė tė thirrjes sė tyre. Ai pasi i thėrret e para se t’i dėrgon ju kushton kohė formimi mė shumė se tė tjerėve (Mt 13, 11) me qėllim qė t’i pėrgatisė mirė pėr misionin qė do t’ua beson (Krh. PV 42).

Nė rastin konkret, kur Krishti thėrret nxėnėsit e parė (Krh. Mt 4, 18-22; Mk 1, 16-20; Lk 5, 1-11) bėn pėrshtypje tė thellė thirrja si diēka e definuar mirė qė ka pėr qėllim njė mision tė shenjtė. Arsyeja e thirrjes ėshtė: “do t’ju bėj peshkatarė njerėzish”. Lirisht mundė tė themi se kėto fjalė nxėnėsit menjėherė nuk i kishin kuptuar, por megjithatė i vihen pas sepse dėshirojnė tė mėsojnė prej tij, kanė etje pėr gjėra tė reja, aq mė tepėr nė Krishtin shohin qėndrim bindės dhe autoritet. Pra, sa pėr fillim mjafton tė lejosh tė pėrshkoj fjala e atij qė tė don, pastaj gjėrat duke qenė nė drejtim tė duhur zbulohen mė mirė, pranohen mė tepėr dhe ashtu bėhen pjesė e pandashme e jetės sė njeriut. Pra, sa rėndėsi tė madhe posaqėrisht pėr njerėzit e kushtuar ka kjo gatishmėri e madhe e nxėnėsve tė cilėt: “Aty pėr aty i lanė rrjetat e shkuan pas tij”. Dėrgimi i tė dymbėdhjetėve ka pėr qėllim vazhdimėsinė e po asaj vepre tė cilėn e filloi Jezu Krishti. “Gjatė udhėtimit predikoni: Mbretėria e qiellit ėshtė ngjat! Shėroni tė sėmurėt, ngjallni tė vdekurit... falas morėt, falas edhe jepni!” (Mt 10, 7-8).
Nė kėtė mision tė shenjtė kėrkohet njė pėrcaktim shumė i vendosur. Krishti kėrkon qė tė ndjekim rrugėn e tij nė mėnyrė tė pėrsosur: “Shko, shit ēka ke e eja mbas meje!”. Kėto fjalė nuk kanė pėr qėllim vetėm botėn materiale, por edhe mė tepėr kushtimin total ndaj atij qė tė thėrret. Lė tė gjitha, por edhe vdes pėr vetveten, ndėrsa lind pėr njė mision tė ri.
Ky pranim i thirrjes nė kėtė mėnyrė, por edhe kryerja me pėrgjegjėsi e detyrave qė ajo bartė me vete nė pėrditshmėri, mund t’i arsyetoj fjalėt e shėn Palit: “Jetoj, por jo mė unė, nė mua jeton Krishti” (Gal 2, 20).

Kur flasim pėr periudhėn 100 vjeēare tė famullisė sė Stubllės, e kjo vlen edhe pėr tė gjitha kohėrat qė kur u pranua Krishterimi, duhet thėnė se pikėrisht Kisha ishte ajo e cila mbėshteste popullatėn nė qėndrueshmėri pėr tė ruajtur traditėn dhe vlerat e veta fetare e kombėtare. Kėtė mision tė shenjtė, apo kėtė dėrgim, Kisha vazhdon ta kryej me pėrgjegjėsi tė madhe edhe nė ditėt tona sepse ajo ėshtė vepėr e Krishtit – Kryemeshtar.
Tė mėsuar prej tij, si meshtarėt apo rregulltarėt ashtu edhe motrat e nderit do tė vihen jo vetėm nė predikimin e Fjalės sė Zotit, qė ėshė njė prej detyrave primare tė tyre, por edhe nė formimin dhe arsimimin e popullatės me qėllim qė mos tė ketė stagnim nė kohė.
Thirrjet shenjte nga Stublla duhet konsideruar si dhuratė tė madhe tė Zotit, dhe njėkohėsisht, ato janė edhe njė shpėrblim i madh nga ana e Zotit pėr gjakun e derdhur tė martirėve tė shumtė tė kėtyre anėve. Vlen kėtu tė pėrmendet periudha e viteve 1846-1848 tė cilėn e karakterizon njė persekutim ndaj tė krishterėve vetėm pse janė tė krishterė.
Nė kėtė kontekst me plotė tė drejtė mundė tė themi edhe ne fjalėt e Tertulianit: “Gjaku i martirėve ėshtė fara e tė krishterėve”.
Poashtu, thirrja shenjte ėshtė edhe fryt i lutjes, devotshmėrisė, pėrkushtisė ndaj Zotit. Shtrojmė pyetjen: Si do tė kishin qėndruar tė palėkundshėm nė fe tė gjithė kėta besimtarė sikur tė mos ishin tė qėndrueshėm nė lujte, tė fortė nė shpresė se Zoti do t’i shpėtoj?! Pra, Zoti nuk i harron vuajtjet e popullit tė vet, por Ai kėrkon qė njerėzit tė jenė tė qėndrueshėm deri nė fund.
Sa i pėrket kontributit tė meshtarėve tė famullisė nė fjalė, ai ishte dhe vazhdon tė jetė i madh dhe nė lėmi tė ndryshme: Nė rend tė parė pėrkushtimi nė jetėn shpirtėrore, duke qenė udhėheqės tė tyre sipas shembullit tė Bariut tė Mirė (PO 6), por edhe nė formimin intelektual tė tyre pėrmes metodave tė ndryshme qė tė arrihet njė arsimim i mirėfilltė.
E njėjta gjė vlen edhe pėr motrat e nderit, tė cilat me shumė kujdes angazhohen tė punojnė qoftė me fėmijė, tė rinjė e tė reja, duke mos harruar kurrė kujdesin ndaj tė moshuarve. Vlen tė pėrmendet kujdesi i tyre ndaj njerėzve, pėrpos atij shpirtėror, edhe ai shėrbim me zemėr ndaj tė sėmurėve, qoftė me shėrbimet nėpėr qendrat ambulantore, qoftė me vizitat qė i’u bėjnė edhe nėpėr shtėpitė e tyre. Ėshtė e qartė se vetėm nė shėrbim dhe flijim me dashuri mundė tė kuptohet qėllimi i thirrjes.
Sot, njerėzit e kushtuar Zotit nga kjo famulli, pėrpos nė Kosovė, veprojnė edhe nė Shqipėri e kudo nė trojet shqiptare. Njė numėr i tyre vepron nė Evropė e deri nė ShBA. Gjithėsesi, edhe kjo ėshtė dėshmi e mirė qė kudo qė jemi nėpėr botė tė mundė tė ruajmė vlerat tona si popull i cili e dėshiron tė ardhmen e vet nė paqe me Zotin. Pra, nė kėtė drejtim, edhe pse tė shpėrndarė nėpėr botė, vazhdojnė ta kenė kėtė pėrkujdesje nga ana e Kishės lokale.

Pėrfundim

“Zotėri, na e dėfto Atin e na mjafton!” (Gjn 14, 8). Edhe pse jemi tė pėrcaktuar nė vendimin tonė pėr ta ndjekur Krishtin, patjetėr, kemi nevojė qė vazhdimisht ta ushqejmė dhe formojmė thirrjen qė na ėshtė besuar.
Me rastin e kėtij Jubileu, tė gjithė ne tė kushtuarit, duke marrė pėr shembull Mėsuesin tonė Jezu Krishtin duhet tė mundohemi qė me plotė tė drejtė tė mundė tė pėrsėrisim fjalėt e shėn Palit: “Prandaj, gjithkush le tė na mbajė pėr shėrbėtorė tė Krishtit e pėr mbarėshtues tė mistereve tė Hyjit” (1 Kor 4, 1)
Bota moderne sot ka nevojė tė madhe pėr thirrje tė reja shenjte, prandaj e lusim Zotin “tė dėrgojė korrtarė nė tė korrat e veta” (Mt 9, 38).
“E Atij, qė, nė saje tė fuqisė qė vepron nė ne, mund tė bėjė shumė mė tepėr se ne mund tė kėrkojmė ose edhe mund tė mendojmė, Atij i qoftė Lavdia nė Kishė e nė Jezu Krishtin nė tė gjitha breznitė e jetės sė jetėve.” (Ef 3, 20-21).